Ish-futbollisti i Bayern Munchenit, Atletico Madridit dhe Milanit po transferohet tek Fenerbahce e Muriqit

Skuadra e Fenerbahce pritet të bëj një goditje të madhe në mesfushë këtë merkato.
Sipas mediave turke, ata kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur, Jose Sosa, transmeton Indeksonline.
Mesfushori argjentinas që ka një karrierë të bujshme pritet të jetë përforcimi i ri i klubit nga Stambolli.

Sosa në të kaluarën kishte luajtur për ekipet si Bayern Munchen, Napoli, Atletico Madrid, Milan dhe Besiktas.

Së fundmi, 35 vjeçari ishte pjesë e ekipit të Trabzonspor. Tek ekipi i Fenerbaces luan edhe sulmuesi kosvar, Vedat Muriqi./Indeksonline/


