22:51 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ish futbollisti i Cityt pjesë e kombëtarës së Shqipërisë

Pas zbulimit të emrit të Sylvinos në krye të kombëtares shqiptare, “Supersport.al” ka zbuluar edhe se cilët do të jenë ndihmësit e brazilianit në drejtimin e “kuqezinjve”.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin argjentinas Pablo Javier Zabaleta dhe ish-mesfushorin brazilian Dorival Guidoni Junior, i njohur si Doriva.

Zabaleta ka një CV të pasur si futbollist, pasi ka luajtur për vite të tëra me një skuadër si Manchester City dhe gjithashtu ka veshur fanellat e ekipeve të njohura si West Ham e Espanyol, teksa numëron plot 58 ndeshje me përfaqësuesen e Argjentinës.

Një emër më pak i njohur është Doriva, që gjithsesi ka eksperiencë të konsiderueshme në Europë, pasi ka luajtur në Premier League për Middlesbrough, në Spanjë te Celta Vigo dhe në Itali me Sampdorian, ndërsa së fundi ka qenë ndihmës i Sylvinhos te Corinthias dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe në stolin kuqezi.