75 Mall Live Search
16:29 / E Martë, 09 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ish-futbollisti i Fiorentinës akuzohet nga nëna e tij për vrasjen e motrës

Futbollisti meksikan, Carlos Salcedo është akuzuar nga nëna e tij për vrasjen e motrës.

Modelja dhe prezantuesja, Paola Salcedo, u vra me datë 29 qershor në Meksikën jugore në një tentativë grabitjeje e cila mbetet ende mister, shkruan IndeksOnline.

Nëna e viktimës, Maria Isabel, ka hedhur një akuzë shumë të rëndë në rrjetet sociale ndaj djalit të saj, ish futbollistit të Fiorentinës, Carlos Salcedo.

Ajo akuzon Carlosin dhe gruan e tij se dhanë urdhër për vrasjen e Paolas, duke thënë se të dy janë duke u munduar të ikin nga Meksika.

“Ai dhe gruaja e tij janë komandantët dhe tani duan të largohen vendi. Ata duan të arratisen, në fakt ai vetëm tani kërkoi të shitet.”, ka thënë Maria Isabel.

Policia meksikane ka informacione për rastin, por për momentin, nuk ka ndonjë tregues për përgjegjësi specifike të futbollistit./IndeksOnline/