75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Ish-futbollisti i Gjilanit merr drejtimin e “Skifterave”

Përveç Dritës, edhe Gjilani ka prezantuar kryesinë e re për vitin 2019.

KF Gjilani tani e tutje do të drejtohet nga ish portieri i skuadrës së tyre, Etrit Gagica.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e tifo-grupit në Facebook:

“Ka perfunduar mbledhja organizative ne te cilen Skiftera te pranishem unanimisht perzgjodhen te perfaqsohen dhe te iu besojn bartjen e organizimit per vitin 2019 kesaj kryesie te re:

Etrit Gagica – Kryetar
Eron Sylejmani – Anëtar
Blend Korça – Anëtar
Arianit Robelli – Arkatar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e tifo grupit gjilanas. /IndeksOnline/