75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë arrestohet për trafik droge

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mustafa Kuçukoviq është arrestuar nën dyshimin për trafikim të drogës.

Mediat gjermane raportojnë se dy persona janë arrestuar, pasi kishin me vete 230 kilogramë marijuanë, 30 kilogramë hashash dhe rreth 50 kilogramë kokainë.

Edhe pse policia nuk i zbuloi emrat, sipas “Bild”-it një nga ta është ish-lojtari i Hamburgut.

34-vjeçari, Mustafa Kuçukoviq ka luajtur edhe për klubet, si: 1860 Munichu, Energie Cottbusi, Olympiakos Nicosia, Hansa Rostock dhe Greuther Furthi./IndeksOnline/