75 Mall Live Search
16:41 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / G T

Ish-futbollisti i Kosovës, Edvin Kurtulus bëhet me skuadër të re

Futbollisti, Edvin Kurtulus është larguar nga futbolli suedez dhe tashmë është bërë me skuadër të re.

Kurtulus është transferuar te ekipi nga Bullgaria, Ludogorets Razgard, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, tashmë pjesë e Suedisë ka firmosur kontratë me skuadrën e njohur në elitën e futbollit bullgar.

“Jam i nderuar që vij në këtë klub kaq ambicioz, si Ludogorets, i cili gjithmonë ka synime të larta. Mezi pres të përfshihem në stërvitje”, u shpreh lojtari shqiptar

24-vjeçari ka vlerën prej 3.5 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”, por transferimi në Bullgari ende nuk dihet se sa ka kushtuar.

Kujtojmë që lojtari gjatë sezonit 2024 ka zhvilluar 12 ndeshje mër Hammarby, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist./Indeksonline/