75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 08 Prill 2025 / L A

Ish-futbollisti i Liverpoolit i shpëton një sulmi me granatë

Një ish-futbollist i Liverpoolit u sulmua në shtëpinë e tij.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin Yossi Benayoun, i cili i mbijetoi një sulmi me granatë në shtëpinë e tij në Tel-Aviv.

Ish-mesfushori i Liverpoolit ishte në shtëpi me familjen e tij kur një motoçiklist doli jashtë dhe hodhi pajisjen në derë.

Ajo shpërtheu, duke shkaktuar një zjarr, ndërsa sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit vrapuan drejt shtëpisë në Ramat Hasharon, në veri të Tel-Avivit , në orën 23:00 të së dielës.

Policët po e hetojnë atë si një sulm të dyshuar kriminal dhe jo si një incident terrorist.

Benayoun, golashënuesi rekord i Izraelit, tha se ishte një rast i një identiteti të gabuar.

Ai tha: “Ky është padyshim një gabim – nuk kam dyshim se granata nuk ishte drejtuar në shtëpinë time. Fillimisht mendova se ishte një shpërthim i bombolave ​​të gazit dhe thirrëm zjarrfikësin. Vetëm kur policia mbërriti në shtëpi dhe gjeti mbetjet e një granate, ne e kuptuam se çfarë ndodhi në të vërtetë”, u shpreh Benayoun.

Izraeliti njihet për periudhën e tij ku luajti në skuadra si West Ham United, Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea, ku me këtë të fundit kishte fituar edhe “Europa League”-n, në vitin 2013./IndeksOnline/