75 Mall Live Search
21:36 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Ish-Futbollisti i Prishtinës transferohet te Feronikeli (Foto)

Berat Ahmeti është transferuar te Feronikeli për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Drenasi përmes një postimi në Facebook.

Ky është njoftimi i Feronikelit:

Ish-futbollisti i FC. Prishtina, Berat Ahmeti transferohet në KF. Feronikeli

Vrullit të ardhjeve të reja në KF. Feronikeli, i është shtuar edhe emri i futbollistit të njohur, Berat Ahmeti, i cili është transferuar për të përforcuar dhe kompaktësuar edhe më shumë ekipin.

Ahmeti ishte pjesë e skuadrave të rëndësishme, përfshirë FC. Prishtina, KF. Vllaznia në Shqipëri dhe skuadrës Ujpest në Hungari, nga ku edhe synon që të sjellë praktikat më të mira të futbollit në klub.

Sipas kryetarit të klubit, Naser Ramaj, ardhja e futbollistit Berat Ahmeti në KF. Feronikeli, do të sjellë rifreski dhe vlerë shtesë për ekipin, në mënyrë që lufta për titull të bëhet më e lehtë dhe interesante për klubin.