75 Mall Live Search
12:04 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Ish-futbollisti i PSG-së: Mbappe te Reali punë e përfunduar

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të mirë te PSG-ja dhe kombëtarja e Francës, por jo vetëm. Sulmuesi shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur, kjo edhe për shkak të moshës së re që ai ka.

Real Madridi prej kohësh interesohet për të dhe dëshiron ta marrë në ekip, si një dëshirë e madhe e trajnerit Zidan.

Madje duket se marrëveshja për kalimin e Mbppe në Madrid është mbyllur, teksa diçka të tillë e zbulon ish-lojtari i PSG-së, Zherom Roten, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Unë di nga burime brenda klubit se marrëveshja me Realin për të marrë Mbappe ishte pothuajse e mbyllur.

Por me atë që ndodhi, për shkak të pandemisë, besoj se transferimi do të shtyhet. Nuk mendoj se Parisi është në gjendje ta mbajë në ekip. Ekziston një marrëveshje mes palëve, me sulmuesin që dëshiron të largohet në verë”, përfundoi Roten.