75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ish-futbollisti i PSG-së pasues i Galtier!

Christophe Galtier pritet të largohet nga drejtimi i PSG-së.

Skuadra franceze edhe pse arriti të shpallet kampion i Ligue 1, është duke kërkuar një zëvendësues për Galtier, shkruan IndeksOnline.

Ish-trajneri i Bayern Munchenit, Julian Nagelsmann ishte një nga emrat më të përfolur deri më tani për ta zëvendësuar Galtierin, por sipas mediave franceze, marrëveshja me teknikun gjerman ka ngecur.

Sipas tyre trajner i ardhshëm i PSG-së do të jetë ish-futbollisti i kësaj skuadre, Thiago Motta, i cili në sezonin e fundit kishte drejtuar skuadrën e Bolognas./IndeksOnline/