Ish-futbollisti i Serie A në depresion të thellë: Nuk dal nga shtëpia, jam keq!

Daniel Osvlado është duke u përballur me depresionin e thellë gjatë këtij viti dhe përmes një interviste ai zbuloi gjithçka që po e mundon së fundmi.
38-vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin 2020 sa ishte pjesë e Banfield, duke vazhduar të merret me këndim, shkruan Indeksonline
Por, ai është duke u përballur me një depresion të thellë që një kohë, madje për shkak të kësaj Osvaldo tregon se abuzoi me alkoolin dhe drogën.

“Për disa kohë kam vuajtur nga depresioni i rëndë që më ka çuar në abuzim me alkoolin dhe drogën, jeta po më del jashtë kontrollit. Unë jetoj vetëm, jam mbyllur në shtëpinë time. Nuk bëj asgjë produktive, nuk dua as të ngrihem nga shtrati dhe prandaj po bëj një trajtim psikiatrik.
“Unë dua që njerëzit të dinë se çfarë po ndodh me mua, të flas për të ndoshta mund të më ndihmojë. Sot nuk e njoh vetën dhe nuk mund të dal nga kjo situatë”, u shpreh ish-lojtari i njohur në Serie A
Osvlado gjatë karrierës së tij luajti te Roma, Juventusi dhe Interi, kurse provoi edhe klubet, tjera si: Espanyol, Fiorentina, Lecce, Bologna, Boca Juniors, Porto, Atalanta dhe Southampton./Indeksonline/