75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / C E

Ish-futbollisti i Series A rrëmbehet nga bandat e armatosura, në Nigeri

Christian Obodo është rrëmbyer nga individë të armatosur në qytetin Warri, në Nigerinë jugore.

Policia është në një udhë për shpëtimin e tij por nuk është vendosur asnjë kontakt me rrëmbyesit“, ka thënë zëdhënësi i Policisë vendase.

Rrëmbimet për shpërblim nga bandat kriminale janë të zakonshme në vendin më të populluar të Afrikës, veçanërisht në rajonin e naftës Delta.

Obodo ishte rrëmbyer edhe më parë në të njëjtin rajon në vitin 2012 dhe u shpëtua të nesërmen gjatë një intervenimi policor.

Rrëmbyesit e tij kërkuan më pas një shpërblim prej rreth 188.000 dollarësh (149.000 euro).

Mesfushori i Kombëtares nigeriane, kulmin e karrierës e kishte në vitet 2005-2012 kur luante në Serien A te Perugia, Fiorentina dhe Udinese. Ai u pensionua nga futbolli, më 2017. /IndeksOnline/