Ish-futbollisti kosovar, Albert Kuqi dënohet me 8 vite burg, ishte i akuzuar për kontrabandë droge

Ish-futbollisti kosovar, Albert Kuqi, vëllau i futbollistit Shefki Kuqi, është dënuar me 8 vite burg në Finland.
Ai ishte i akuzuar për kontraband droge, ku Gjykata Themelore në Helsinki e ka dënuar për tri vepra penale që lidhen me narkotikë, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve. Albert Kuqi bashkë me dy persona të tjerë, akuzohej se kishte dërguar rreth 14 kilogramë kokainë në Finlandë në tri raste të ndara në vitet 2024 dhe 2025.
Dy të akuzuarit e tjerë, edhe ata kosovarë Lulzim Gërxhaliu dhe Ergi Tusha, u dënuan me nga dhjetë vjet e dy muaj burgim, pasi konsiderohen si përgjegjësit kryesor.
Sipas prokurorisë, ata kishin kryer veprat si pjesë të aktiviteteve të një grupi kriminal, ku ishin të përfshirë 13 persona, derisa dhjetë prej tyre u dënuan e tre u liruan nga akuzat.
Po ashtu ata detyrohen t’ia dorëzojnë shtetit rreth 360 mijë euro, që dyshohet se përfituan nga krimet./IndeksOnline/