75 Mall Live Search
17:34 / E Martë, 03 Tetor 2023 / MSH

Ish-futbollisti nga Mitrovica pëson infarkt, trajtohet në spitalin e Beogradit

Ish-futbollisti nga Kosova dhe ish-reprezentuesi i Jugosllavisë, Xhevat Prekazi, ka pësuar infarkt dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Beogradit, shkruan mediumi serb “Telegraf”

Për shkak të goditjes në tru dhe për shkak të kushteve të trajtimit, ai është transferuar me urgjencë në Beograd dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile.

Prekazi luajti 153 ndeshje për Partizanin e Beogradit dhe shënoi 19 gola, më pas luajti për Hajdukun e Splitit dhe më pas për Galatasaray, ku kaloi gjashtë vite dhe ndoshta pati periudhën më të mirë të karrierës së tij, pasi për gjigantët nga Stambolli shënoi 40 gola në 185 ndeshje.

Ai e përfundoi karrierën e tij në Bakirkoyspor në Turqi në vitin 1992.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist ai ka punuar si trajner me grupmosha të reja në Serbi.

Ai ka lindur më 18 gusht 1957 në Mitrovicë.