Ish-futbollisti zviceran kundërkandidat i Infantinos për të parin e FIFA-s
Gianni Infantino nuk do të jetë kandidati i parë për kreun e FIFA-s.
Italiani për kundërkandidat për të parin e shtëpisë botërore të futbollit do ta ketë Ramon Vegan.
47 vjeçari, një ish-futbollist i Zvicrës pritet që ta shpall kandidaturën për të drejtuar FIFA-n, shkruan Indeksonline.
Ai në futbollin profesional ka luajtur gjatë viteve 1990-2003 në klube si Grasshoppers, Cagliari, Tottenham, Celtic, Watford.
Kujtojmë se presidenti paraprak ka qenë zviceran, Sepp Blatter. /IndeksOnline/
