Ish-futollisti i Man United, infektohet me Covid-19

Numri i futbollistëve të prekur me Covid-19 shtohet çdo ditë.
Së fundmi është mësuar se ish-futbollisti i Manchester United, Marouane Fellaini pas testeve të kryera ka rezultuar pozitiv.
Mesfushori belg është duke luajtur momentalisht për ekipin e Superligës së Kinës, Shandong Luneng.
Fellaini dyshohet se është infektuar gjatë një udhëtimi me tren për në provincën e Jinan më datë 20 mars.