Ish-gazetari i RTK-së në protestë: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet terroriste!

Ish-gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha i ka prirë një proteste simbolike të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në përkrahje të Izraelit.
Në një intervistë për “Indeksonline”, Berisha ka shpjeguar arsyen se pse i është bashkuar këtij marshi.
“Isha në mesin e qytetarëve në mbështetje të paqes në lindje të mesme dhe kundër dhunës dhe terrorit që po ushtron organizata terroriste Hamas ndaj Izraelit. Jemi në mbështetje të popullit izraelit siç ka deklaruar së voni edhe Qeveria e Kosovës e që meriton të lavdërohet që është rreshtuar përkrah kombeve tjera që i dhanë mbështetje izraelit”, tha ai.
Më tej, Berisha theksoi se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet terroriste.

“Ne jemi këtu për të mos e duartrokitur asnjë arkivol viktime që prodhon konflikti. Jemi këtu për tu lutur për paqe atje por edhe mbizotërimin e demokracisë në lindje të mesme. Po protestojmë këtu, ndërsa para një jave protestojë një grup tjetër.
Ne jetojmë në një shoqëri sekulare, Kushtetutë tepër moderne. Problemet vendet arabe nuk e kanë me Izraelin por me sundimtarët e vet. Në vitin 1993 me marrëveshjen e Oslos pati një dakordim mes palëve për paqe, por organizata për çlirimin e Palestinës, u përballë me organizatën terroriste Hamas. Në Izrael jetojnë 1 milionë e gjysmë palestinez. Kanë shkollat e vet dhe kanë gjitha drejtat. Izraeli është në tokën e vet, qysh mijëra vjet më parë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/


