Ish-gjyqtari: Gabim i pabesueshëm, futbolli nuk ka nevojë për gjyqtarë si Çakir
Roma u eleminua nga Liga e Kampionëve me një penallti në minutën e 117-të të shtesës të shndërruar në gol nga Teles. Megjithatë, kryeqytetasit pretendojnë për një penallti të padhënë.
Ish-gjyqtari, Graciano Cezari ka komentuar rastin.

“ Gabim i pamundur, i pabesueshëm dhe i papranueshëm nga Çakir. Në minutën e 122’ duhej penallti. Ndihmësi nuk lëvizi. Është bërë padrejtësi. Futbolli nuk ka nevojë për gjytarë si Çakir”, ishte komenti i gjyqtarit.
Më poshtë rasti i penalltisë:
Il contatto c’era, il rigore pure. #Çakir non ha mai portato bene alle italiane in #UCL ??? #PortoRoma pic.twitter.com/hRrhhonHs7
— Alessandro Botton (@alebot75) March 6, 2019