11:36 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Ish-gjyqtari i EULEX-it i reagon shefit të këtij misioni: Ju dhe BE-ja nuk e kuptoni sundimin e ligjit në Kosovë

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka reaguar edhe një herë ndaj misionit në të cilin dikur ai punonte.

Reagimi i tij ka ardhur pas takimit të shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark me presidenten Vjosa Osmani, transmeton Periskopi.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se përderisa presidentja Osmani dhe institucionet e reja të Kosovës mund ta kuptojnë sundimin e ligjit në Kosovë, është një turp që EULEX-i nuk e kupton atë.

‘’Unë pa dyshim besoj që qeveria e re e Kosovës dhe Vjosa Osmani e kuptojnë shtetin e së drejtës. Është turp që EULEX-i dhe BE-ja nuk e kupton’’, ka shkruar Simmons duke komentuar postimn e Wigemark.

Këto komente kanë ardhur pasi që Wigemark në postimin e tij ku ka komentuar takimin me Osmanin, ka thënë se kjo e fundit është një avokate e trajnuar dhe nuk ka nevojë t’i shpjegohet rëndësia e sundimit të ligjit.