75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 13 Korrik 2021 / A. M.

Ish-gjyqtari i EULEX-it “kapet” me diplomatin gjerman, pasi ky i fundit tha se Kuvendi po i jep hapësirë…!

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka deklaruar se habitet se si Kuvendi i Kosovës i jep hapësirë “fushatës dezinformuese” të ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Mirëpo, kësaj deklarata i është përgjigjur vetë Simmons duke thënë se dokumentet dhe email-at janë aty për t’i parë.

“Le të dëgjojmë nga EULEX-i dhe shtetet anëtarë gjatë hetimit publik. Email-at dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë”, ka shkruar Simmons në Twitter.

Simmons ka folur të hënën në Komisionin për Legjislacion për EULEX-in, duke thënë se ka pasë ndërhyrje politike, manipulim provash dhe ndikim te dëshmitarët.

Ai gjithashtu ka thënë se EULEX-i ka pasë synim të largonte nga politika “peshqit e mëdhenj”.