75 Mall Live Search
23:36 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / S Z

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Nëse Rashiqi i merr votat, mund të bëhet nënkryetar i Kuvendit

Ish-gjyqtari i Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me ankesën e Lista Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb në seancën konstituive.

Në një lidhje dirkete në “Adresa”, Kryeziu ka thënë se nëse Nenad Rashiq i merr votat e nevojshme, mund të bëhet konstituimi i Kuvendit.

“E ka vetëm të drejtën e propozimit, nuk nënkupton edhe të drejtën e fitimit të votave. Unë disa e herë e kam cek se këto janë probleme të karakterit politik, Lista Serbe për ti marrë 61 vota duhet që të bashkëpunojë me forcat politike shqiptare, sepse i ka vetëm 9 vota. Mund të propozohet edhe një serb tjetër siç ka qenë Rashiqi dhe nëse ai i merr votat mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Kryeziu.