75 Mall Live Search
13:50 / E Enjte, 08 Janar 2026 / G T

Ish-gjyqtari i Premier Leagues dënohet me nëntë muaj burgim

Ish-arbitri i Premier League, David Coote, është dënuar me nëntë muaj burg, dënim i cili është pezulluar për një periudhë dyvjeçare, pasi është deklaruar fajtor për krijimin e një imazhi të pahijshëm të një fëmije. Si pasojë, ai i shpëton vuajtjes së dënimit me burgim.

Vendimi është marrë nga gjykata pas pranimit të fajësisë nga ana e Coote, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, për shkak të peshës së rëndë të akuzës dhe profilit të tij si ish-zyrtar i lartë i futbollit anglez.

Rasti hedh hije të rëndë mbi figurën e tij dhe ka nxitur debate të mëdha mbi standardet, përgjegjësinë dhe pasojat ligjore për personat publikë në raste të tilla./Indeksonline/