16:14 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish-gjyqtari i Premierligës: Isha në një teatër, ja pse i ndihmova Tottenhamit kundër Chelseat

Ish-gjyqtari i Premier Ligës, Mark Clattenburg ka treguar për ndeshjen e shumë përfolur të dy sezoneve më parë, Chelsea – Tottenham.

Blutë e Londrës barazuan 2 me 2 kundër Tottenhamit, duke ia humbur titullin e Premierligës kësaj të fundit, shkruan IndeksOnline.

Në këtë përballje refer i ndeshjes ishte Clattenburg, i cili e pranon se i ka ndihmuar klubit të Spurs.

“Ishte një teatër. Unë shkova me një plan, nuk doja që të më fajësonin pas ndeshjes. Tottenhami meritoi tre kartonë të kuq. Mediat pas ndeshjes shkruanin “Tottenhami humb titullin”. Pra, nëse unë do t’i ndihmoja Chelseat atëherë mediat do të shkruanin “Clattenburg ia humb titullin Tottenhamit”. I lejova ata të vetë shkatërrohen”, ka thënë Clattenburg.

Ishte Hazard ai i cili në minutat e fundit të ndeshjes kishte shënuar gol spektakolar, duke bërë kampion skuadrën e Leicester Cityt./IndeksOnline/