75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. M.

Ish-gjyqtari kosovar shpall kandidaturën për president të shtetit!

Nehat Idrizi tashmë edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të shtetit.

Indeksonline ka siguruar letrën ku Idrizi, i cili për një kohë të gjatë ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, edhe “de jure” i është futur kandidaturës për të parin e shtetit.

Ai ka bërë të ditur se ka njoftuar gjitha partitë politike në vend.

“Për t’ju njoftuar me vizionin dhe planin tim gjatë mandatit 5 vjeçar, ne mund të takohemi edhe ditëve në vijim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kandidaturë tjetër për president është edhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Partia e këtij të fundit e ka nominuar atë për këtë post. /Indeksonline/