75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Ish-gruaja e Boateng që u vetëvra, kishte marrëveshje me këngëtarin kosovar për të xhiruar një videoklip!

Modelja e njohur polake, Kasia Lenhardt, është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ajo është vetëvrarë. Vdekja e saj është konfirmuar një javë pas ndarjes nga burri i saj, futbollisti Jerome Boateng.

Këngëtari i njohur kosovar, Ardian Bujupi, ka njoftuar se kishte marrëveshje me Kasian për xhirimin e një videoklipi dhe se ndihet i lënduar nga lajmi për vdekjen e saj.

“Kemi biseduar çdo ditë kohët e fundit për videoklipin e ri që dëshironim të xhironim së bashku. Ajo ishte plot energji dhe besim. Jam i lënduar nga lajmi për vdekjen e saj”, ka thënë Ardian Bujupi./Indeksonline/