Ish-gruaja e Eminemit tentoi të bënte vetëvrasje, përfundon në spital

Ish gruaja e Eminem, Kim Scott, është shtruar në spital pasi tentoi të vriste vetën.
Kështu ka mësuar TMZ nga burimet e veta, transmeton Indeksonline.

Burimet tregojnë që policia dhe punonjësit iu përgjigjen thirrjes se një person dëshironte të kryente vetvrasje me 30 korrik.
Sipas këtyre burimeve, Kim kishte disa plagë të vogla në pjesën e pasme të këmbës dhe kishte humbur shumë gjak.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për vlerësim mjekësor dhe psikologjik, ndërsa tani është kthyer në shtëpi dhe po shërohet.
Reperi dhe Kim ishin martuar në vitin 1999 dhe u ndarë në vitin 2001. Ata sërish u ribashkuan duke i dhënë fund në vitin 2006.
Dyshja kanë një vajzë, të quajtur Hailie Jade./Indeksonline/
