75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / AR

Ish-i Angelina Jolie zbulon sekretin e varëseve që e mbanin të dy

Në një intervistë të për Rlling Stone, aktori Billy Bob Thornton zbuloi detaje rreth varëseve të famshme me gjak që mbante dikur me ish-gruan e tij, Angelina Jolie.

Thornton, 70 vjeç, tregoi se ai dhe Jolie në fakt mbanin “varëse të vogla” me “një pikë gjaku brenda tyre”. Çifti u martua në 2001 dhe u divorcuan në 2003.

Ish-burri i Angelina Jolie, zbulon sekretin e varëseve me gjak që

Ai shpjegoi për Rolling Stone:

“Secili prej nesh kishte një varëse të vogël, me një pikë gjaku brenda. Ishte një ide romantike e vogël, dhe kaq ishte. Por njerëzit e dramatizuan duke menduar se ishim vampirë, jetonim në bodrum dhe pimë gjakun e njëri-tjetrit.”

Ish-burri i Angelina Jolie, zbulon sekretin e varëseve me gjak që

Pavarësisht vëmendjes së madhe publike, Thornton tha se ata ndanë rrugët në mënyrë të mirë:

“Sigurisht që Angelina dhe unë kaluam momente të mrekullueshme së bashku. Ishte një nga periudhat më të bukura të jetës sime. Ne ende jemi shumë, shumë miq të ngushtë. Ndarja jonë ishte shumë e qytetëruar. Thjesht ndamë rrugët sepse mënyrat tona të jetesës ishin shumë të ndryshme.”

Ish-burri i Angelina Jolie, zbulon sekretin e varëseve me gjak që

Jolie dhe Thornton u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Pushing Tin” në 1999. Ata u martuan një vit më vonë në Las Vegas, pas ndarjes së papritur të Thornton nga e fejuara e tij, Laura Dern. Në 2002, çifti njoftoi se do të adoptonte djalin Maddox nga Kamboxhia. Ata qëndruan të martuar për dy vjet dhe u divorcuan në 2003.

Ish-burri i Angelina Jolie, zbulon sekretin e varëseve me gjak që

Në 2014, Thornton foli për spekulimet mbi varëset me gjak, duke sqaruar se në fakt mbante varëse të vogla me një pikë gjaku, si kujtim romantik, siç mbahen ndonjëherë flokët e foshnjës në varëse:

“Të merrnim një thikë të vogël dhe të bënim një prerje të vogël në gisht, të vendosnim pak gjak në këto varëse dhe t’i mbanim rreth qafës, ashtu si mbani flokët e foshnjës suaj. Thjesht kaq ishte,” tha ai.