Ish- i dashuri e sulmoi me shufër, dërrasë e gozhda duke i shkaktuar pasoja të tmerrshme
Ndarjet e çifteve jo gjithmonë përfundojnë në mënyrë paqësore.
Luke Dowle, 43 vjeç u tregua shumë i dhunshëm me ish- të dashurën e tij duke e shpuar në qafë me një shufër dhe njëkohësisht duke e rrahur me një dërrasë druri dhe gozhdë tre inç.
Kështu, 53 vjeçarja Helen Midgley-Bryant u sulmua në mënyrë të frikshme në shtëpinë e saj pesë vjet më parë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Doële i shkaktoi lëndime në çdo pjesë të trupit të saj, dhe e la atë me një plagë në kokë aq të thellë sa kafka e saj ishte e dukshme.

Fqinjët dëgjuan britma ndërsa Doëdle torturonte zonjën Midgley-Bryant, dhe kur policia arriti në shtëpinë e saj ata gjetën një ‘skenë shkatërrimi’ të mbuluar me gjak.

Dowdle u arrestua për vrasje në tentativë, por ra dakord të pranohet fajtor për dëm të rëndë trupor me qëllim, dhe u dënua me tetë vjet burg.

Por pesë vjet më vonë, zonja Midgley-Bryant – e cila ende vuan probleme me të folurit për shkak të dëmtimeve të saj – është paralajmëruar se ai mund të lirohet në fillim të dhjetorit gjatë këtij viti.
“Ai nuk më lëndon vetëm mua, por edhe gratë e tjera me të cilat ka qenë”, citohet të ketë thënë zonja Midgley-Bryant. /Indeksonline/

