16:21 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ish i dashuri i Dua Lipës, “kopjon” David Beckham

Muaj më parë Dua Lipa i dha fund lidhjes shumëvjeçare me modelin, Isaac Carew, për të filluar një lidhje të re.

Vetëm pak javë pas ndarjes, Dua u ‘kap’ me partnerin e ri, modelin Anwar Hadid, shkruan Indeksonline.

Ndërsa edhe përkundër ndarjes nga këngëtarja shqiptare, Isaac vazhdon të jetë I përfolur në media e sidomos për postimet që bën në rrjetet sociale.

Ai së fundi në postimin e radhës në Instagram ka publikuar disa fotografi në mbishkrimin e të cilave ka shkruar se po shkon rrugës së legjendës së futbollit, David Beckham.

“Nëse mund ta bëj Beckham, mund ta bëj edhe unë”, shkroi ai duke mos zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Ndryshe, edhe Isaac thuhet se tashmë ka gjetur dashurin e re./Indeksonline/