Ish-i dashuri i Megan Fox: Në shtrat jam i shpejtë dhe …
Machine Gun Kelly është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për jetën e tij seksuale, ndërsa thashethemet për lidhjen e tij me Megan Fox vazhdojnë të intrigojnë publikun.
Reperi ndau një detaj mjaft të qartë në skenë gjatë eventit F1 Grand Prix Las Vegas, transmeton Indeksonline.
“Dhe vetëm që ta dini, unë jam i ngjashëm me pilotët e F1 kur jam në shtrat në dhomën e gjumit, sepse jam shumë i shpejtë dhe më duhet shumë kohë për të arritur në vijën e finishit”.
Deklarata e tij nxiti më tej spekulimet për një ‘pajtim’ me aktoren, shkruan LADbible.
Kujtojmë se reperi dhe aktorja amerikane ishin të fejuar nga viti 2022 deri në vitin 2024. Marrëdhënia e tyre ishte e ndryshme që nga fillimi, ata pranuan publikisht se i kishin pirë gjakun njëri-tjetrit, dhe unaza e fejesës ishte projektuar në mënyrë që Megan të ndjente dhimbje nëse do të përpiqej ta hiqte./Indeksonline/


