Ish-i dashuri u kap me një tjetër, Ronela “shfrenohet” në diskotekë
Para pak kohe qarkulluan disa fotografi të reperit Young Zerka me një bionde, e kjo ngjalli zëra të shumtë se ai dhe Ronela Hajati i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan Indeksonline.
Derisa ish- i dashuri i Ronelës po kalonte çaste relaksi me një vajzë të panjohur, Ronela ka zgjedhur që të “ikte” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pushime.


Ajo e ka shfrytëzuar këtë rast për t’u kënaqur në maksimum, madje ajo duket se është “shfrenuar” në një diskotekë ku është dëfryer duke kërcyer.
Kujtojmë se së fundmi, Ronela publikoi këngën e re me titull “MVP”. /Indeksonline/


