Ish i fejuari i Ariana Grandes nis romancën me aktoren 20 vjet më të madhe
Aktorja Kate Beckinsale dhe aktori Pete Davidson i kanë dhënë fund dyshimeve për një lidhje të mundshme mbrëjmjen e kaluar.
Dyshja janë parë në një lojë hokeji në qytetin e New York të dielen duke shtrënguar duart e pastaj janë puthur.

Kate, 45 vjeçare dhe Pete,25 vjeçar, duken shumë të lumtur me njëri tjetrin ndonëse kanë dallim në moshë.

Pete vitin e kaluar në muajin qershor ishte fejuar me këngëtaren e famshme, Ariana Grande, me të cilën u nda në në tëtor të po të njëjtit vit./Indeksonline/
