16:14 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ish-i fejuari i Demit vazhdon me skenat dramatike dhe qesharake

Historia e Demi Lovato-s dhe ish-partnerit të saj, Max Ehrich, vazhdon edhe mbetet në qendër të vëmendjes, falë këtij të fundit. Këtë fundjavë, Max dhuroi një shfaqje për paparacët gjoja të rastësishëm në vendin ku ai i propozoi Demi-t për fejesë, në Malibu.

TMZ publikoi pamjet ku ish-partneri i këngëtares shihet në plazh i pikëlluar. Në një foto është i shtrirë, në një tjetër flet në telefon, ndërsa më pas lutet. Një.skenë.tipike.telenovelash.indiane. Siç shkroi Emily Kirkpatrick e Vanity Fair, “kisha kohë pa qeshur kaq shumë. Faleminderit Max Ehrich për këto foto të skenuara në mënyrë qesharake”.

Ndërkohë një burim tha për E! News se Demi është e shqetësuar nga situata. “Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe të gjithë e kanë bllokuar,” tha burimi. “Demi është në kontakt me avokatët tani.”