Ish-i i Gigi-t është arsyeja pse ajo dhe Leo DiCaprio e mbajnë lidhjen kaq private

Nëse ke jetuar jashtë orbitës sonë, po të bëjmë një përmbledhje fare shkurt: Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio janë të lidhur.
Pse ke parë shumë pak foto të tyre? Sepse po e mbajnë lidhjen super private!
Pse po e bëjnë këtë? Ja, arsyeja është shumë interesante: Për hir të Zayn Malik, ish-it të Gigi-t.
Burime të afërta me çiftin shprehen se: “Gigi dhe Leo janë bashkë dhe janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, por Gigi po e mban marrëdhënien shumë private.
Malik është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi modelja ka parasysh ndjesitë e tij dhe nuk do të tregojë mungesë respekti ndaj ish-partnerit.
“Gigi dhe Zayn duan më të mirën për njëri-tjetrin dhe po përpiqen të bëjnë maksimumin që të jenë prindër të mirë për Khai-n, duke u kujdesur për të në mënyrë të shëndetshme”, theksoi burimi.
Në shtator, në kulmin e thashethemeve për lidhjen e Gigi-t me Leo-n, fansat vunë re se Zyan i kishte bërë unfollow në Instagram Gigi-t.
Më vonë, u tha se e kishin rregulluar disi marrëdhënien, por kjo nuk do të thotë se Zyan shkoi te profili i Gigi-t dhe klikoi mbi opsionin “Follow”.
Malik dhe Hadid kanë qenë të lidhur për 6 vite, derisa u ndanë në tetor të vitit 2021, pasi u raportua se Zayn kishte goditur të ëmën e Gigi-t, Yolanda Hadid, pas një sherri. Ata janë prindër të një vajze, të quajtur Khai.