Ish-i i Handes bën lëmsh rrjetin, nis lidhje me aktoren e njohur?

Shtypi turk është përfshirë sërish nga thashethemet për jetën private të Hakan Sabancı, i cili pak kohë më parë i dha fund lidhjes me aktoren e dashur Hande Erçel.

Vetëm pak javë pas ndarjes, biznesmeni turk është vënë në qendër të vëmendjes për një tjetër emër të njohur të ekranit – Tuba Büyüküstün.

Sipas portaleve turke T24, Aksam dhe Onedio, dyshimet për një lidhje të mundshme lindën pasi Sabancı pëlqeu një foto të aktores Tuba Büyüküstün në Instagram, ndërsa ajo ndodhej në Paris Fashion Week. Ky veprim u vu re menjëherë nga ndjekësit, duke ndezur diskutimet në rrjetet sociale.
Megjithatë, ajo që e bëri situatën edhe më interesante ishte fakti se Sabancı e hoqi pëlqimin pak minuta më pas, duke ngritur edhe më shumë dyshime për një lidhje të fshehtë.
Mediat turke e përshkruajnë këtë si një “lëvizje të shpejtë” të tij pas ndarjes me Hande Erçel, duke përmendur se nuk është hera e parë që Sabancı vihet në qendër të vëmendjes për marrëdhënie me aktore të famshme.
Sipas Aksam, “Hakan Sabancı, i cili kohët e fundit i dha fund lidhjes me Hande Erçel, la një zemër në postimin e aktores Tuba Büyüküstün. Pëlqimi nuk kaloi pa u vënë re, dhe ai e tërhoqi menjëherë pasi fansat shpërthyen në komente.”
Ndërsa T24 shkruan: “Sabancı e hoqi pëlqimin menjëherë, por veprimi u vu re nga ndjekësit e shumtë dhe u interpretua si një sinjal për një marrëdhënie të re.”
