Ish-i i Kim Kardashianit, Ray J hedh “bombën” për Diddy-n

Ish- i dashuri i Kim Kardashianit, Ray J, ka pohuar se disa të famshëm i kanë thënë atij se kanë frikë se lidhja e tyre me Diddy mund t’i sjellë telashe dhe madje kanë paguar viktimat për t’i mbajtur të heshtur.
Këngëtari 43-vjeçar i cili pretendoi se u “qëllua” dy javë pas përleshjes me djemtë e Diddy -t, u shfaq në dokumentarin e ri të TMZ TUBI, The Downfall Of Diddy: Inside The Freak-Offs, ku ai bëri pretendimet e guximshme.
Në klipin dy minutësh ai intervistohet me shefin e TMZ-së, Harvey Levin, teksa bëri zbulimin “bombë” se disa njerëz të profilit të lartë që janë të lidhur me Diddy-n dhe se po përpiqen të paguajnë viktimat përpara se akuzat të dalin në dritë, në mënyrë që të mbajnë jashtë emrin e tyre.
Që atëherë, mbi 120 viktima janë paraqitur por Diddy vazhdon të deklarohet i pafajshëm dhe kërkon t’i mbahet gjyqi në pranverë. /Indeksonline/
