18:00 / E Diele, 09 Prill 2023 / AR

Ish-i i Rudinës me akuza të forta ndaj saj: Kam një vit pa e parë vajzën

Raporti i Rudina Dembacaj me ish-partnerin e saj është përfolur shpesh se nuk është i mirë pas ndarjes.

Zërat pas ndarjes i ka shtuar akoma më shumë së fundmi vet Aleksandër Varfaj, i cili duket se nuk ka kontakt fare me vajzën e tyre, Viktorian.

Këtë e ka lënë të kuptohet vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.


Kjo e fundit që prej ndarjes së prindërve jeton me nënën dhe familjen e saj të re.