75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / A. M.

Ish-kampioni i botës në shah, rusi – Kasparov: Perëndimi ta dënojë Putinin dhe Moskën zyrtare!

Ish-kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov, ish-disident sovjetik dhe kundërshtar i Vladimir Putinit, i bën thirrje perëndimit të përjashtojë Rusinë nga tregjet financiare.

Në një intervistë me të përditshmen italiane “Il Corriere della Sera”, të botuar të shtunën, transmeton Indeksonline.

Ish-kampioni botëror i shahut Garry Kasparov, ish disident sovjetik dhe kundërshtar i Vladimir Putin, në Lisbonë më 3 nëntor 2021

“Përjashtoni Rusinë nga tregjet financiare globale. Sigurohuni që sistemi financiar rus të mos funksionojë më dhe të mos prodhojë më burime për makinën e luftës së Putinit”, thotë ai.

“Duhet të veprosh. Tregoji atij se ai do të duhet të paguajë çmimin (…) Nëse agresioni nuk ka një kosto, nëse makina e luftës e Putinit nuk pushon së punuari sepse falimenton, elita nuk do të ngrejë gishtin”, shpjegon ai.

Më tej, Kasparov thotë se rebelimi kundër Putinit mund të nënkuptojë t’i japësh fund jetës tënde.  Sipas tij, askush nuk do ta bëjë këtë nëse nuk ka një kërcënim të drejtpërdrejtë për miliarda dollarët që këta njerëz kanë grumbulluar në botën e lirë.

Garry Kasparov: The master who won't be Putin's pawn | The Independent |  The Independent

“I takon botës së lirë të veprojë. Por në vend të kësaj ju dëgjojmë të flisni për çmimin ekonomik që duhet paguar, i cili padyshim ekziston. Por ukrainasit po paguajnë me jetën e tyre. /Indeksonline/

Chess Champion Garry Kasparov is Russia's Great Red Hope