Ish-kampioni i UFC-së, Khabib viziton Real Madridin pas humbjes ndaj Mallorcas
Ish-kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ishte mysafir special në stërvitjen e fundit të Real Madridit, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive.
Nurmagomedov ka ndarë edhe një video në rrjetet sociale, ku shihet në shoqërinë e disa prej yjeve të klubit madrilen gjatë seancës stërvitore, në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, shkruan Indeksonline
Vizita e tij vjen në një moment delikat për Real Madridin, vetëm një ditë pas humbjes ndaj Mallorcas në kuadër të La Liga-s, rezultat që ka shtuar presionin mbi skuadrën./Indeksonline/
A special guest at Real Madrid today 👀🥊
— 433 (@433) April 5, 2026
🎥 @TeamKhabib pic.twitter.com/zT2So57nk5

