75 Mall Live Search
17:59 / E Premte, 29 Prill 2022 / MSH

Ish-kampioni i Wimbledon denohet me 2 vjet e gjysmë burg

Ish-kampioni i Wimbledon, Boris Becker, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve dhe kredive me vlerë 2.5 milionë funte, për të shmangur pagesën e borxheve.

54-vjeçari, gjashtë herë kampioni i Grand Slam, u shpall fajtor për katër akuza.

Çështja u përqëndrua në falimentimin e Becker në qershor 2017, si rezultat i një kredie të papaguar prej më shumë se 3 milionë paund në pronën e tij luksoze në Mallorca, Spanjë, shkruan BBC.

Në fillim të këtij muaji, pas rreth dy javësh dëgjim të provave, juristët e shpallën Beckerin fajtor për heqjen e pronës, dy akuza për moszbulim të pasurisë dhe fshehje të borxhit.

Ai u lirua nga 20 akuza të tjera, përfshirë nëntë akuza për mosdorëzimin e trofeve dhe medaljeve të tij të tenisit, madje edhe ato Wimbledon.