75 Mall Live Search
23:15 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Ish-kandidatja për deputete nga Vetëvendosje: Paska shpërthy patriotizmi për UÇK-në, neveritëse!

Edhe sonte dikush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e duroi dot vlerësimin e admirimin që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anëtarja e VV-së, njëherësh ish kandidate për deputete nga rajoni i Gjakovës, Mimoza Shala reagoi për përkrahjen që iu bë UÇK-së sonte në ora 21:00 ku u dëgjua kënga e marshit anembanë vendit, por edhe më gjerë.

Pas kësaj, Shala reagoi me një publikim në Facebook ku tha se prej orës 21:00 paska ‘shpërthyer patriotizmi folklorik patriot që e u shërbejnë pazargjive të vendit”.

“Me ftesë të OVL UÇK! ? Imagjinoni sikur kjo organizatë të reagonte për gjërat që do t’duhej të reagohet.Neveritëse!”, shkroi ajo, transmeton Indeksonline.

Pas deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi duket se edhe dikujt nga VV nuk po i pëlqen aspak që UÇK të vlerësohet, këtu ku solli lirinë të cilën e jetojmë të gjithë ne sot./Indeksonline/