75 Mall Live Search
20:53 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Ish-kapiteni i Ballkanit i futet garës për asamble komunale të Suharekës

Ish-kapiteni i FC Ballkanit, Visar Berisha, i është futur garës për asamble komunale të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj e përshkroi Berishën si një figurë të dedikuar, të suksesshme dhe të gatshme për të kontribuar për qytetin.

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë një emër që është bërë sinonim i pasionit, përkushtimit dhe suksesit në sport, z.Visar Berisha, ish kapiten i FC “Ballkani”

Në vitin 2008, ai u shpall Futbollisti më i mirë në Kosovë, ndërsa Komuna e Suharekës e ka nderuar tri herë me titullin “Sportisti i Vitit”.

Po ashtu, është shpërblyer edhe nga Komuna e Prishtinës si Sportisti më i mirë, duke dëshmuar vlerat dhe ndikimin e tij në arenën sportive.

Visari ka përfaqësuar me dinjitet shumë klube të njohura, duke filluar nga vendlindja e tij me FC “Ballkani”, pastaj me “Prishtinën”, “Lirinë”, “Drenicën” dhe klubet evropiane “Ëinterthur” dhe “Schaffhausen” në Zvicër.

Pas një karriere të ndritur në sport, sot ai e vazhdon këtë përkushtim edhe më tej, duke kandiduar për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Me përvojë, disiplinë dhe vullnet për të kontribuar, Visar Berisha është gati të jetë zëri i qytetarëve në vendimmarrje” shkroi Muharremaj.