17:18 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-kapiteni i Kosovës ngjitet në Superligën suedeze

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj me skuadrën e tij ka triumfuar në play-off dhe është ngjitur në nivelin më të lartë të ligës suedeze.

AFC Eskilstuna ka barazuar me Brommapojkarna me rezultat të përgjithshëm 2-2 pas dy ndeshjesh, por goli mysafir iu ka mundësuar triumfin.

Anel Rashkaj ishte i plotë në të dy ndeshjet.

Bashkë me Anelin ka luajtur edhe futbollisti tjetër kosovar, Bajram Ajeti i cili shënoi golin e dytë në ndeshjen e fundit. /IndeksOnline/