Ish-këngëtarja e “Spice Girls” zbulon për herë të parë si u sulmua seksualisht një natë para koncertit

Melanie Chisholm, ka shokuar me rrëfimin e saj teksa ka zbuluar se është sulmuar seksualisht në një hotel një natë para koncertit të parë të Spice Girls në Stamboll.
Ajo zbuloi se ende vuan nga depresioni dhe shprehu se e injoroi incidentin për shkak të frikës që kishte se do të mërziste njerëzit, një problem që gjithashtu e ndaloi atë më vonë të kërkonte ndihmën që i duhej kur donte t’i jepte fund jetës së saj.