75 Mall Live Search
17:13 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ish-këshilltari i Thaçit bëhet deputet, merr besimin e serbëve

Branislav Nikoliq, i cili më parë kishte qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka arritur ta siguroj një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e shtatë. Nikoliq njihet si politikani që ka përkrahje të madhe në regjionin e Shtërpcës.

Ai ishte i angazhuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016.

Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar si anëtar të bordit në postë.

Vlen të theksohet se Bratislav Nikoliq kishte qenë anëtar i SLS-së për t’iu bashkuar partisë tjetër serbe në Kosovë, Listës Serbe. /Indeksonline/