75 Mall Live Search
18:05 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Ish-këshilltari i Thaçit për protestën në Hagë: Populli i Kosovës po e kupton padrejtësinë që po bëhet

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj ka folur për protestën e sotme në Hagë, duke thënë se kjo për ish-krerët e UÇK-së është më shumë se përkrahje morale.

Ai u shpreh se kjo protestë tregon që populli i Kosovës është duke e kuptuar padrejtësinë që po bëhet.

“Për të gjithë ata është më shumë se përkrahje morale kjo, nuk tregon vetëm që nuk i ka harruar populli i Kosovës, por tregon që populli i Kosovës është duke kuptuar më në fund se çfarë është duke ndodhur, është duke e kuptuar procesin, është duke e kuptuar padrejtësinë që po bëhet, është duke e kuptuar rëndësinë dhe peshën e këtij procesi, jo vetëm për ata që janë në Hagë, por për tërë Kosovën”, është shprehur ai në klan kosova.