75 Mall Live Search
23:30 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Ish-këshilltari i Trumpit, John Bolton paditet për akuza federale

John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare i Donald Trump përpara se të bëhej një kritik i zëshëm i presidentit, është paditur penalisht për akuza federale.

Departamenti i Drejtësisë i paraqiti një çështje një jurie të madhe në Maryland të enjten, dhe ata ranë dakord se kishte prova të mjaftueshme për të paditur Boltonin, shkruan BBC.

Kjo vjen pasi agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë dhe zyrën e Boltonit në gusht si pjesë e një hetimi mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar.

Aktakuza e bën 76-vjeçarin, të tretin nga kundërshtarët politikë të presidentit amerikan që përballet me akuza javën e fundit, pas ish-drejtorit të FBI-së James Comey dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James.