75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / F.R

Ish “koka” e VV-së mbështet protestën për çlirimtarët

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka shprehur mbështetje për protestën që pritet të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në facebook, Aliu ka bërë thirrje publike me mesazhin: “Liri për çlirimtarët”, shkruan IndeksOnline.

Protesta është paralajmëruar të mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se tubimi do të zhvillohet në qendër të kryeqytetit.

Liburn Aliu, ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka ushtruar detyrën e ministrit të Infrastrukturës./IndeksOnline/