75 Mall Live Search
19:22 / E Diele, 31 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ish-komandanti i FSK-së uron Vitin e Ri me një fotografi nga QKUK

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka uruar Vitin e Ri nga QKUK.

Teksa publikoi një fotografi i shtrirë në spital, Kastrati uron çdo të mirë për qytetarët e vendit.

“Le të ndriçojë ky Vit i Ri ëndrrat tuaja të reja, shpresat e reja, rrugët e reja dhe perspektivat e reja. Le të sjellë çdo gjë të mirë në jetën tuaj dhe familjet tuaja të mbushë çdo ditë me momente të këndshme. Gëzuar vitin 2024 ! Urimin Ju përcjell nga spitali shtetror ne Prishtinë”, shkruan ai.