75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / L K

Ish-komandanti i KFOR-it arrin në Podujevë, shihet bashkë me kandidatin e LDK-së

Ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler, ndodhet në Kosovë. Ai është parë bashkë me kandidatin e LDK-së për deputet, Mustafë Abazit.

“Sot në Podujevë pata nderin dhe kënaqësinë të kem pranë meje në mbështetje mikun e NATO-s, gjeneralin Erhard Bühler. Mbështetja e tij dhe e qytetarëve të Podujevës më jep forcë dhe motivim për të vazhduar angazhimin tim për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Faleminderit për besimin tuaj”, shkruan Abazi në njoftim.